Një burrë nga Idaho është akuzuar për kërcënimin e vrasjes së ish presidentit Donald Trump në telefonatat e bëra në resortin Mar-a-Lago në Florida.
Një 64-vjeçar Uarren Jones Crazybull nga Sandpoint ka bërë nëntë telefonata kërcënuese në shtëpinë e Trumpit më 31 korrik. “Do ta gjej Trump. Unë do të zbres në Bedminster nesër dhe do ta vras personalisht”, tha burri në një nga telefonatat.
Sigurimi i Mar-a-Lago i tha Shërbimit Sekret se tetë telefonata shtesë që bënin kërcënime u morën nga i njëjti numër, thuhej në dokumentet e gjykatës. Ndërsa në një faqe në Facebook që supozohej se i përkiste burrit përfshinte më shumë kërcënime dhune ndaj Trump, shpesh ai përmendte edhe Jeffrey Epstein.
Crazybull Jones u arrestua më 1 gusht dhe 20 ditë më vonë u padit në një gjykatë federale në Idaho, por u deklarua i pafajshëm për një akuzë për kërcënime ndaj ish-presidentit amerikan. Gjyqi i tij ishte caktuar për 28 tetor.
Gjithashtu kërcënimet online janë bërë edhe ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Harris.