Policia në Spanjë ka arrestuar pesë persona pasi pretendoheshin se janë ylli i Hollivudit Brad Pitti. Ata krijuan një profil të rremë në internet dhe më pas, mashtruan dy gra dhe morën 325 mijë euro.
Garda Civile spanjolle tha se “të arrestuarit kanë kontaktuar gratë nga një faqe e fansave të aktorit fitues të çmimit Oscar dhe i bënë të besonin se kishin një marrëdhënie emocionale me të”.
Anëtarët e bandës duke u paraqitur si Brad Pitt i inkurajonin gratë që të investonin projekte të ndryshme që nuk ekzistonin.
Një gruaje, nga rajoni jugor i Andaluzisë iu morën 175,000 euro, ndërsa tjetra, nga shteti verior i Baskëve humbi 150,000 euro.