Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. Ai tha se biseduan për aksionin opozitar. Por a do të dalë Meta në një listë me Berishën në zgjedhje?
“Takimi me Flamur Nokën ishte miqësor. Folëm për koordinimin e aksionit opozitar. Takimet dhe bashkëpunimi vazhdon.
PL në cdo rast do të preferonte fitoren e opozitës, në radhë të dytë, fitoren si objektiv të përbashkët të gjithë forcave dhe në radhë të tretë do të preferonte të dilte me logon e saj, por kjo nuk e vendos në diskutim luajalitin e PL-së ndaj të gjithë aksionit opozitar” tha ai.