Mediat franceze, përfshirë Le Parisien dhe Cnews, kanë publikuar artikuj mbi idenë ambicioze të Kryeministrit shqiptar Edi Rama për krijimin e një “shteti të Bektashinjve”, duke e krahasuar atë me Vatikanin.
Rama ka njoftuar se ky “shtet sovran” do të vendoset në lindje të Tiranës, duke shërbyer si qendër për promovimin e një islami tolerant.
Artikujt theksojnë se ky projekt do të përfshijë administratën, pasaportat dhe kufijtë e vet, me një fokus në krijimin e kushteve që pasqyrojnë tolerancën bektashiane. Urdhri Bektashi ka përshëndetur këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm për harmoninë fetare.
“Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë një tekst që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë”, tregon Neë York Times. Partia Socialiste e Kryeministrit Edi Rama më pas duhet ta miratojë. Atëherë shtrohet pyetja: cilat vende do të pranojnë të njohin sovranitetin e këtij shteti të ri”, shkruan Le Parisien.
Një ekip ligjor është duke punuar për të përcaktuar statusin sovran të këtij shteti të ri, duke lënë hapësirë për diskutime mbi njohjen ndërkombëtare të tij.