-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis stërvitja ushtarake Shqipëri-Britani, Vëngu: Një nyje logjistike për operacionet e NATO-s

Kryesoret

Trupat ushtarakë të Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë nisur stërvitjen e përbashkët “Austere Wolf-24”.Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu tha se me këto veprime do të krijojmë një foks të qartë në përmirësimin e kapaciteteve, gatishmërisë operacionale dhe infrastrukturës.

“Misioni ynë është që të forcojmë sigurinë, në një kohë kur Europa Juglindore është vazhdimisht nën kërcënimin e influencave malinje që kërkojnë të destabilizojnë rajonin dhe për të arritur këtë duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit me aleatët tanë“, tha Vëngu.

Ai u shpreh se korridori ‘VIII Response’ tregon o vetëm rritjen e aftësive tona ushtarake, por edhe rolin e Shqipërisë si një nyje logjistike për operacionet ushtarake.

“Në samitin e NATO-s, vendi ynë së bashku me Bullgarinë, Italinë e Maqedoninë e Veriut ndërmorën një hap të rëndësishëm me qëllim lehtësimin e lëvizshmërisë ushtarake të trupave të NATO-s përgjatë Korridorit të VIII”, tha ministri.

Gjithashtu ai tha se me anë të këtyre stërvitjeve Shqipëria konfirmon përkushtimin e plotë për të çuar përpara planet e zhvillimit infrastrukturor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit