Një përplasje midis një treni rajonal dhe një treni mallrash në Gjermani ka lënë 13 persona të plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në linjën midis Xanten dhe Duisburg, kur treni rajonal goditi trenin e mallrave të parkuar në një kalim në nivel.
Policia e Federale dërgoi një helikopter shpëtimi në vendin e ngjarjes, dhe të dy trenat mbetën në shina pas përplasjes. Në momentin e aksidentit, treni rajonal kishte rreth 30 pasagjerë në bord. Hetimet mbi shkakun e përplasjes vazhdojnë.