Kryeministri me anë të një postimi në rrjete sociale ka publikuar pamjet nga shkolla profesionale “Arben Broci” në Shkodër.
Rama shprehet se kjo shkollë është pjesë e projektit të rilindjes, pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore në mbështetje të ambicies sonë për Arsimin Profesional për Shqipërinë 2030.
“MIRËMËNGJES
dhe me projektin e rilindjes së shkollës profesionale “Arben Broci” në Shkodër, pjesë e një zinxhiri veprash të reja arsimore në mbështetje të ambicies sonë për Arsimin Profesional për #SHQIPËRINË2030🇦🇱ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.