-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Nuk shmangem, do jem përballë çdo beteje

Kryesoret

Ervin Salianji, drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, ka theksuar angazhimin e tij për të përballuar çdo situatë problematike në këtë rajon, i njohur për sfidat gjatë fushatave elektorale. Në një intervistë për News24, ai deklaroi se do të jetë në çdo zonë për të siguruar se qytetarët fitojnë në bazë të alternativës së ofruar.

Salianji vuri në dukje se qarku është i njohur për ngjarjet kriminale dhe se do të përdorë forcën e argumentit për të avancuar një garë konstruktive.

“Është një nga tre qarqet më të mëdhenj dhe me problematika të caktuara, qoftë për shkak të problematikave. Një qark që në vend të diskutohet për qytetarin dhe vlerat, është folur për ngjarjet kriminale.

Në këtë fushatë do të kemi forcën e argumentit për të bërë një garë që të fitojnë qytetarët në bazë të alternativës. Unë do jem përballë çdo situate, do jem në çdo zonë, pa tentuar për të pasur mbrojtjen e njerëzve.

Do jem në cdo cep të territorit, do ta shikoni. Do jem aty ku do jetë problematika. Nuk besoj se do ketë problematika. Unë e kam treguar që përballem, nuk shmangem”, tha deputeti i PD.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit