Hidhet shorti për apartamentet me kosto të ulët në Mat, ku 25 familje përfituan banesa të reja përmes programit “Banesë me Kosto të Ulët” të mbështetur nga Enti Kombëtar i Banesave dhe Ministria e Ekonomisë.
Nga këto, 15 familje do të akomodohen në apartamente 2+1 dhe 10 në apartamente 1+1.
Mes përfituesve janë 5 familje me persona me aftësi të kufizuara, 3 nëna kryefamiljare, 2 familje me më shumë se 4 fëmijë, 12 çifte të reja dhe 3 familje të tjera në nevojë.
Shumë shpejt do të dorëzohen çelësat, duke vazhduar angazhimin për strehimin social në vend.