Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në këtë mesazh, presidenti Trump thekson se Ramazani është një periudhë reflektimi shpirtëror, lutjeje dhe forcimi të lidhjeve brenda familjes dhe komunitetit.
“Sot, u drejtohem me urime të ngrohta të gjithë atyre që festojnë Ramazanin. Ky muaj është një mundësi për t’u përkushtuar ndaj përtëritjes shpirtërore, meditimit dhe përkujtimit të bekimeve të shumta që Zoti ka dhuruar. Ky periudhë e shenjtë thekson rëndësinë e lutjes dhe agjërimit, dhe gjithashtu forcon lidhjet midis anëtarëve të familjes dhe komunitetit. Liria për të adhuruar është një nga vlerat më të rëndësishme që i japim përparësi si komb dhe është një shtyllë e fuqisë sonë. Administrata ime është e angazhuar për të siguruar që çdo qytetar të mund të ushtrojë besimin e tij pa frikë dhe me krenari. Në këtë periudhë të shenjtë, lutjet e mia shkojnë për lumturi dhe paqe për të gjithë, si dhe për një vit të mbushur me bekime.”









