Një 39-vjeçar shqiptar po përballet me akuzat për tre vjedhje dhe tre tentativa vjedhjeje në Belgjikë, konkretisht në Oostkamp, Zedelgem dhe Lichtervelde.
Në një prej rasteve, ai ka vjedhur më shumë se një mijë euro nga çifti i sapomartuar gjatë dasmës së tyre, sipas raportimeve të mediave belge.
Rasti ka shkaktuar shqetësim në komunitet, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të ngjashme.