Presidenti i PL-së, Ilir Meta përsëriti qëndrimin kundër nismën së kryeministrit Edi Rama për të krijuar një shtet Bektashi në Tiranë. Meta i kërkoi që të tregohet i ndershëm me bektashinjtë.
“Kur flet për humanizmin një halabak që urdhëroi ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e policisë që të falsifikonin rrethanat e vrasjes së një të riu që të doli të blinte një paketë cigare dhe i vendosën armën për ta paraqitur si agresor.
Për të mos përmendur rastet e tjera të qytetarëve që vdesin në komisariate apo rrugëve pasi nuk i çojnë në spital. Ai të tregohet i ndershëm me bektashinjtë dhe Kryegjyshin Botëror, tu kthejë pronat, sidomos ato në bregdet” tha ai.