-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet ajrore izraelite në Liban, 588 të vrarë, mes tyre 50 fëmijë

Kryesoret

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se nga sulmet izraelite kanë mbetur të vrarë 588 njerëz,. Nga mesi i të vrarëve janë të paktën 50 fëmijë dhe 94 gra dhe 1.835 njerëz të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite kreu të hënën sulme intensive ndaj Hezbollahut – grupit militant të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. E hëna ishte dita më vdekjeprurëse e konfliktit atje në 20 vjetët e fundit.

Mijëra familje kanë ikur nga shtëpitë e tyre, gjithashtu.

Ushtria Izraelite tha se i goditi 1.600 shënjestra të Hezbollahut në përpjekje për ta shkatërruar infrastrukturën që ky grup i armatosur e kishte ndërtuar pas luftës së vitit 2006.

Hezbollahu, ndërkohë, i shkrepi mbi 200 raketa në veri të Izraelit, sipas ushtrisë. U raportua për dy njerëz të plagosur atje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit