-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç në OKB: Serbia nuk është shërbëtore as e Rusisë as e SHBA-së

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, theksoi se Serbia ka politikat dhe interesat e saj të pavarura, duke e përjashtuar çdo lidhje si me Rusinë ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara.

“Të gjithë në botë flasin për Ukrainën, askush nuk guxon të flasë për Serbinë, por edhe kur flasin, ata thonë se si ne do ta nisim luftën në Ballkan nën urdhrat e Rusisë. Ata kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ne nuk jemi as shërbëtorë të Rusisë, e as të SHBA-së. Ne kemi politikat tona dhe interesat tona”, tha Vuçiç.

Ai kritikoi Perëndimin për mosrespektimin e Kartës së OKB-së dhe integritetit territorial të Serbisë, duke rikujtuar bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavinë. Vuçiç akuzoi shtetet perëndimore për armatosjen e Kosovës, duke theksuar se çdo ndihmë për Forcat e Sigurisë së Kosovës është e paligjshme sipas rezolutës 1244.

Ata që kanë kryer agresion kundër Serbisë, që tentuan të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se është zgjidhja e vetme demokratike dhe e arsyeshme, që ‘Kosova dhe Metohia’ të shkëputet nga Serbia. Ata i kanë ofruar armë në baza ditore të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës, që nesër do të bëhen Forcat e Armatosura shqiptare në territorin e Serbisë”, tha Vuçiç.

Ai shprehu shqetësimin për tensionet në rajon dhe theksoi përkushtimin e Serbisë për paqe dhe dialog.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit