Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës në Orikum, Vlorë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën.
Shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar D. K., i cili lëvizte me biçikletë. Për pasojë, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës pas dëmtimeve të marra.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.