-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dan Hutra merret i pandehur për 8 akuza të rënda, përfshirë tri vrasje

Kryesoret

Dan Hutra, i akuzuar për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave në një ngjarje tronditëse një vit më parë, është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për tetë akuza të rënda. Prokurori Enklid Gjini ka përfunduar hetimet dhe tani çështja është në fazën e gjykimit.

Hutra, i arrestuar më 1 mars 2023, dyshohet se kreu krimet brenda 33 minutash, duke përdorur një armë kallashnikov. Ngjarjet e lidhura përfshijnë vrasjen e Etleva Kurtit dhe dy grave të tjera, si dhe plagosjen e dy personave në zonën e “Astirit”.

Pas ngjarjeve, ai u arrestua pranë landfillit të Sharrës, duke tentuar të kryente një tjetër vrasje. Sipas akuzave, motivet për vrasjet përfshijnë marrëdhënie familjare dhe konflikte personale.

Hutra rrezikon dënimin me burg të përjetshëm, duke përfshirë akuza për mbajtje pa leje të armëve dhe përgatitje të vrasjeve të tjera. Vrasjet ndodhen vetëm 12 ditë pas lirimit të tij nga burgu për dhunë në familje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit