Policia ka arrestuar në flagrancë Shkëlqim Saraçi, një 26-vjeçar që u prezantua si kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe tentoi të merrte 50,000 euro nga një administrator biznesi.
Saraçi i kishte dërguar një mesazh administratorit në aplikacionin Signal, duke u shfaqur si Erion Veliaj. Pas kallëzimit nga administratorin dhe bashkëpunimit me krimin ekonomik, u organizua një takim, ku Saraçi u kap teksa merrte 20,000 euro.
Njoftimi i Policisë: Operacioni, i koduar “Apps”, përfshiu hetime të detajuara dhe rezultoi në arrestimin e Saraçit, si dhe sekuestrimin e 20,000 eurove, tre celularëve dhe një automjeti. Një person tjetër, identifikuar si organizatori i dyshuar, është shpallur në kërkim.
Policia po punon për kapjen e tij, pasi rezulton të jetë jashtë vendit. Hetimet vazhdojnë për identifikimin e individëve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për “Mashtrimi” dhe “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”.