Efektivi i FNSH ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor. Për shkam të motit të keq Nikol Lekndreaj ka humbur kontrollin e motorit dhe ka rënë në një kanal me ujë. Atë e kishte marrë rrjedha e ujit dhe pas disa orësh kërkime, efektivi u gjet në kanalin që të çon në lumin Kir.
Banorët për mediat u shprehën se problemi nuk është shiu por janë kanalet.
Njëri nga banorët shprehet se “Koha ka qenë shumë e keqe, por tek ne nuk është problemi i shiut, por kanalet. Janë të papastruara, është problem i shtetit. Niveli i ujit ka qenë 70 cm, halli i këtij që është mbytur në ujë. Nuk e di si ka rënë, e njihnim, ishte person shumë i mirë. Ne s’kemi as bashki, as kërkënd, nuk i bie kujt mendja. Vetëm të marrin lekë për vete”.
Ndërsa banori tjetër tha se “Uji ka kaluar rreth 1 metër sipër asfaltit. Polici ka qenë duke ardhur me motor, ka rënë në kanal dhe ka vdekur. Rrugën e kanë lënë të papastruar.”
U gjet i pajetë në një kanal me ujë efektivi i FNSH, detaje të reja