Jamarbër Malltezi ka reaguar ashpër ndaj mënyrës si SPAK po vepron ndaj deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste.
Ai thekson se Ervin Salianji është dënuar për kallëzim të rremë, ndonëse nuk ka bërë asnjë kallëzim, ndërsa Taulant Balla, i cili ka kryer kallëzim të rremë, nuk përballet me asnjë pasojë ligjore.
“Palaçot e fëmijëve tanë: Salianji ndonëse nuk ka bërë kallëzim fare, dënohet për kallëzim të rremë; kurse Taulant Balla ka kryer kallëzim të rremë por SPAK refuzon padinë!” shkruan Malltezi në Facebook, duke kritikuar kështu standartet e dyfishta të institucioneve.