Mbyllen zyrtarisht hetimet për Sali Berishën. Avokatja e Sali Berishës, Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina dhe kreun e PD Sali Berisha.
Ajo ka dalë nga ambientet e SPAK me një dosje voluminoze në duar. Ku ishin aktet hetimore që ka tërhequr. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14:00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.
Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.