Mbrëmjen e djeshme 38-vjeçari ka plagosur me thikë një person në lagjen nr.1 në Sarandë.
Denito Ruci gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 38-vjeçarin me iniciale M.D.., i cili si pasojë e plagëve është dërguar për në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas disa orësh kërkime policia arriti që të arrestojë 38-vjeçarin.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.