-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtyhet seanca fillestare për rastin e sulmit në Banjskë

Kryesoret

Sot u zhvillua seanca e parë për sulmin në Banjskë, një vit pas vrasjes së Afrim Bunjakut. Për shkak se mbrojtja e të akuzuarve Blagoje Spasojevic, Vladimir Tolic dhe Dushan Maksimovic kërkoi të ndërprite seanca fillestare në rastin “Banjska” me arsyetimin se kanë pranuar shkresat e lëndës në mënyrë elektronike dhe me vonesë, seanca u ndërpre.

Fillimisht, mbrojtësi i të akuzuarit Blagoje Spasojevic, avokati Ljubimir Pantovic kërkoi ndërprerje të seancës me arsyetimin se shkresat i ka pranuar në mënyrë elektronike dhe jo fizikisht. Ky deklarim i Pantovic u përkrah edhe nga mbrojtësit e të akuzuarve Maksimovic dhe Tolic, avokatët Jovana Filipovic dhe Millosh Delevic.

Në anën tjetër, avokati Koci tha se kërkesa s’ka mbështetje ligjore sepse kanë mundur që ato shkresa t’i printojnë vetë. Prokurori special Naim Abazi tha se ka qenë e pamundur që shkresat e lëndës të dorëzohen fizikisht, andaj i kanë dorëzuar në mënyrë elektronike.

Më pas, gjyqtari Hoti tha se konsiderojnë që Prokuroria e ka përmbushur obligimin ligjor të dorëzimit të shkresave të lëndës, andaj kërkoi që të kalohet me leximin e aktakuzës.

Mirëpo, avokati Pantovie kërkoi sërish fjalën, duke thënë se shkresat i kanë pranuar në mënyrë elektronike të hënën pasdite dhe se nuk janë përgatitur për seancë pasi që aktakuza është voluminoze dhe se të mbrojturit e tyre nuk e dijnë përmbajtjen e saj.

E prokurori Abazi tha se është e papranueshme kërkesa për shtyrje të shqyrtimit fillestare pasi që aktakuza dhe shkresat e lëndës janë dorëzuar dhe për këtë kanë dëshmi.

Më pas, Gjykata mori aktvendim dhe ndërpreu shqyrtimin fillestar, me qëllim që të akuzuarit të pajisen me akuzën dhe ta dinë përmbajtjen e saj, e më pas t’iu jepet e drejta për deklarim rreth fajësisë./Betimi për Drejtësi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit