Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e efektivit në Shkodër.
Në orët e para të mëngjesit në fshatin Bardhaj është gjetur trupi i pajetë i efektivit të FNSH në Shkodër. Efektivi Nikol Lekndreaj ka humbur drejtimin e motorit dhe ka rënë në një kanal me ujë.
Atë e ka marrë rrjedha e ujit dhe shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir e kanë gjetur trupin e pajetë të efektivit.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.
EMRI/ U aksidentua me motor, humb jetën efektivi i FNSH në Shkodër