Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në këtë takim, Vuçiç theksoi rëndësinë e mbijetesës së popullit serb në Kosovë dhe informoi Lajçakun për masat që ka marrë Serbia për t’i mbrojtur ata.
Ai shprehu shqetësimin për situatën në terren, duke kërkuar angazhimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për të mbështetur të drejtat e serbëve në Kosovë.
“Nuk do ta lejojmë pogromin dhe persekutimin e popullatës sonë,” tha Vuçiç, duke kërkuar një veprim të qartë nga komuniteti ndërkombëtar për stabilitetin në rajon.