Eurodeputeti Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash nga drejtësia e re në Shqipëri ka denoncuar në Bruksel idenë e kryeministrit Edi Rama për shtetin e ri Bektashi. Beleri i është drejtuar Komisionit Europian duke e pyetur nëse krijimi i këtij shteti shkel marrëveshjet e rënë dakord për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë dhe veprimet diplomatike që do të ndërmarrë Komisioni, për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare.
“Komisionit i kërkohet:
Cili është qëndrimi i Komisionit për këtë shtet potencialisht dhe nëse krijimi i tij shkel kushtet e dakorduara për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë? Nëse po, çfarë kriteresh shtesë mund të vendosen?
A është krijimi i një shteti të tillë pa zgjedhje në përputhje me kriteret politike të Kopenhagës që duhet të përmbushë çdo vend për funksionimin e institucioneve që garantojnë demokracinë, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, respektimin dhe mbrojtjen e pakicave?
Çfarë lëvizjesh diplomatike synon të bëjë Komisioni për të siguruar bashkëjetesën paqësore të të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri?” sipas mediave greke.