-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Dënimi i deputetit “zemërluan” hakmarrje primitive e Ramës

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, e ka cilësuar dënimin me burgim të deputetit Ervin Salianji si një akt politik dhe hakmarrje të verbër nga Edi Rama.

Ai theksoi se kjo situatë ilustron se “Drejtësia e Re” është përdorur si instrument nga qeveria për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin politik. Blushi u shpreh se dënimi është një reagim ndaj denoncimeve të Salianjit për korrupsion dhe lidhjet e qeverisë me trafikantët.

Kjo është një hakmarrje e verbër primitive për:

Denoncimet e vërteta, të forta dhe pakompromis të Salianjit kundër padrejtësive, aferave të tmerrshme korruptive e kriminale dhe lidhjeve shumë të ngushta të trafikut të drogës me NarkoQeverinë:

Fitoren e Bashkisë së Kavajës dhe të çdo përballjeje tjetër elektorale ku Salianji ka trimfuar.

Në kushtet e një terrori të egër të Narkoshtetit, që shkel çdo ditë liritë e të drejtat themelore të njeriut, shkelmon Kushtetutën dhe çdo ligj, që vjedh barbarisht dhe trajton vendin si çiflig, që kryen akte të rënda të tradhtisë kombëtare, që ka kapur për fyti drejtësinë dhe po bën gjithçka që vendi të mos ketë opozitë, e vetmja rrugë mbetet përballja e fortë ballore, dhëmb për dhëmb, me çdo çmim e sakrificë, në çdo shesh, në çdo rrugë dhe në çdo lagje të Shqipërisë.

Koha që guximi i opozitës të flasë me aksion më fortë se kurrë!”, shprehet Tedi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit