Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Laç-Milot.
Makina me drejtues E.M., është përplasur me automjetin tjetër me drejtues N.P. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar E.M., ku menjëherë është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.