Argita Malltezi ka kallëzuar prokurorët dhe gjykatësit e strukturës së posaçme në lidhje me dosjen e kompleksit Partizani. Vajza e ish-kryeministrit kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 248, 250, 251 dhe 25 i Kodit Penal të shtetasve.
Në listën e personave të kallëzuar janë Irena Gjoka, Enkeleda Millonai, Arben Kraja dhe Ilirjana Olldashi. Argita Malltezi e ka depozituar padinë pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Ndërkohë padia e dytë është depozituar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë nga Jamërbër Malltezi.
Ai kërkon ndjekjen penale për veprën penale “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale” parashikuar nga neni 313 i K.Penal, “Falsifikimi i dokumenteve” i parashikuar nga neni 186/3 I K.Penal, të kryera në bashkëpunim, sipas nenit 25 të Kodit Penal, të shtetasve Enkeleda Millonait dhe Arben Krajës.