-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Genci Gjokutaj: Shpifja dhe fyerja bëhen publikisht!

Kryesoret

Shpifja dhe fyerja bëhen publikisht!

Kallëzimi i rreme behet me shkrim ne Prokurori apo Polici!

Kjo sepse kallezimi i nje krimi ka qellim zbulimin e krimit dhe te autoreve!
Ne rastin e Deputetit Salianji kemi te bejme me denoncim publik ashtu sikunder emisionet investigative bejne çdo nate!

Policia dhe Prokuroria kur çmojne se ne ate denoncim publik ka indicje apo te dhena qe lidhen me nje aktivitet te paligjshem fillojne dhe hetojne aferen dhe personat e denoncuar publikisht! Por ne asnje rast nuk mund te procedojne denoncuesin publik! Per asnje lloj vepre!

Nese ne denoncimin publik ka elemente te shpifjes apo te fyerjes se bere publikisht tagrin e kallezimit ndaj shpifesit apo fyesit e ka subjekti i denoncuar kunder denoncuesit publik!
Procedurialisht pa nje veprim aktiv kallezimi nga kallezuesi tek Prokuroria apo policia nuk mund te ekzistoje subjekti i vepres penale te kallezimit te rreme e per pasoje as vepra penale!

Le pastaj te flasesh per bashkepunim ne nje lloj te tille vepre!

Vepra penale e kallëzimit te rreme hyn ne kategorine e krimeve kunder Drejtesise!

Ligjvenesi e ka konceptuar dhe vendosur kete dispozite per te penguar abuzimin me organet e Drejtesise dhe venien e tyre ne levizje per te hetuar rrethana dhe persona te paqenë!

Rasti i Deputetit Salianji nuk ka lidhje me asgje çka ligji kerkon!

Po sot ai po shkon ne burg jo per shkak te ligjit por te politikes se ketij regjimi qe nuk njeh garen me kundershtarin por goditjen nepermjet Drejtesise Politike!

E dhimbshme dhe e turpshme per Shqiperine e 2024-trës ku Deputeti rrëmbehet “juridikisht” per tu linçuar politikisht me vendime gjykatash e prokurorish patronazhiste dhe te gatshme per te goditur cilindo qe pengon shtetin e kriminalizuar drejt mandatit te ardhshem!

Bashke me Deputetin Salianji po burgoset edhe Fjala e Lire! Ne nje institucion riedukimi ku mesohet se si duhet mbyllur goja dhe se si Fjala te mos jete e Lire dhe te mos qarkulloje pa doganë! G

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit