-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Lartë prish vendimin për burgosjen e drejtorëve të Veliajt

Kryesoret

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Treshja e gjyqtarëve nuk mbajti të njëjtin qëndrim për Taulant Tushen, i cili ka akuzë më të lehtë se dy ish drejtorët e tjerë.

Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, si dhe nga Taulant Tushe, Julian Zanaj dhe Eglantina Zere.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit