Një 31-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës.
31-vjeçarja me iniciale G.H., banuese në fshatin Taroninë, është larguar nga shtëpia dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.