Deputeti i Partisë Demokratike Bledion Nallbati është një nga mbështetësit e Salianjit që ndodhen përpara drejtorisë së policisë.
Nallbati u shpreh se vendimi që mori gjykata e apelit është thjeshtë recitimi i vendimit që kishte marrë Rama në seancën plenare në datën 12 Shtator , ata thjesht e firmosën dhe e lexuan në atë seancë gjyqësore.
“Në seancën e fundit të kësaj çështje zoti Salianji dhe avokatët e vet dhanë gjithë argumentat që akuzonin të gjitha pretendimet për këtë proces fals dhe të manipuluar me ca dëshmitarë ordinerë fallto që nëse ecim me ketë standard tashmë mund të futet në burg kushdo përfshirë gazetarë politikanë e tjetër.
Ky ishte një mesazh i qartë se kushdo që guxon të kundërshtojë partinë shtet kushdo që guxon të kundërshtojë qeverinë dhe kushdo që guxon të denoncojë aferat e kësaj qeverie do të hyjë në burg”, deklaroi Nallbati.
Më tej ai nënvizoi që janë 2 rrugë ose duhet që të reagojmë ose ti nënshtrohemi këtij standarti që kërkon të vendosë qeveria dhe e që tashmë është i certifikuar dhe me një vendim gjykate