Ervin Salianji, në një konferencë për media, ka theksuar se nuk do të dorëzohet përballë dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.
Ai shprehu se “e vetmja mënyrë për të treguar vlerën e njeriut është të mos përkulet dhe të përballet me çdo mjet.” Salianji shtoi se “nuk na trembin dot as mua, as Partinë Demokratike. Do të më kenë përballë tani e deri kur ata të rrëzohen.”
Ai e cilësoi këtë situatë si një plan për të goditur opozitën dhe përfundoi duke ftuar të gjithë të bashkohen më 8 tetor për të treguar forcën e opozitës.