Këtë të mërkurë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinjë, ku 46 vjeçari Bashkim Gashi nga Kosova ka vrarë partneren e tij në Malin e Zi.
Sipas policisë malazeze, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, ku pas vrasjes 46 vjeçari i ka vënë flakën banesës ku jetonte me të.
Policia bën me dije se Gashi teksa i ka vendosur zjarrin banesës është lenduar edhe ai vet, i cili më pas është transportuar për trajtim në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë, ku ndodhet nën mbikëqyrje policore.
Ende nuk dihen cilët janë rrethanat që e kanë dërguar 46 vjeçarin të kryej vrasjen ndaj partneres.









