Një ngjarje emergjente ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkurë, pasi është përfshirë nga flakët Drejtoria e Policiës në Tiranë.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka ardhur nga disa kabuj elektrikë në katin e parë të drejtorisë.
Fatmirësisht, nga raportimet paraprake nuk ka persona të lënduar apo të bllokuar.









