Pasditen e sotme rreth orës 14:50 një nxënëse 10 vjeçe është larguar një shkolla në zonën e Freskut. Ajo është larguar nga shkolla pa dijeninë e prindërve dhe të stafit të shkollës.
Pas kryerjes së hetimeve në terren u bë e mundur lokalizimi i 10-vjeçares, e cila u gjet në banesën e gjyshërve të saj në Laprakë.
Vajza është intervistuar në prani të prindërve dhe psikologëve dhe ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.