Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dekoruar ambasadoren hungareze në OKB, Zuzana Horvat, duke theksuar mbështetje për të drejtat e popullit serb.
“Faleminderit që dëgjuat, kuptuat dhe përkrahët të drejtën e popullit serb për liri, pavarësi dhe të vërtetë”, ka shkruar Vuçiç në një postim në Instagram.
Ai e ka ripërsëritur mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, duke përmendur se Hungaria ishte mes vendeve që votuan kundër rezolutës që shpallte 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit. Vuçiç gjithashtu u shpreh se do të nderonte ata “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të rezolutës në OKB.
Gjenocidi në Srebrenicë, i kryer në korrik 1995, rezultoi në vrasjen e mbi 8,000 boshnjakëve.