-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Qeveria përbuz pensionistët, PL paraqet 7 propozime

Kryesoret

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kritikon qeverinë për ofrimin e vetëm 25 lekëve në ditë për pensionistët dhe paraqet 7 propozime konkrete për një jetë më dinjitoze.

Ajo thekson se dyfishimi i pensioneve, mbulimi i ilaçeve dhe shërbimet mjekësore janë disa nga masat që do të përmirësojnë situatën e 750 mijë pensionistëve në vend.

Në një kohë kur qeveria përbuz 750 mijë pensionistë, me vetëm 25 lekë të reja në ditë, Partia e Lirisë ofron zgjidhje konkrete për një jetë më dinjitoze për pensionistët që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë vend.

Sërish mbledhje në selinë blu, grupi i PD-së mblidhet në orën 12:00

Kam marrë shumë pyetje se çfarë do të bëjë Partia e Lirisë për pensionistët.

Në një kohë kur qeveria aktuale i ka përbuzur pensionistet me vetëm 25 lekë të reja në ditë qe është lemosha me të cilën qeveria po tallet me 750 mije pensionistë.

Partia e Lirisë ka zgjidhjen konkrete për një jetë më dinjitoze për të gjithë pensionistet që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë vend.

1. Dyfishimi i menjehetshem i pensioneve

2.Pensionet do të indeksohen ne menyre te vazhdueshme në përputhje me inflacionin e artikujve ushqimorë.

3.Mbulimi financiar për ilaçet

4.Shërbime mjekësore dhe infermierore në banesë

5.Shërbime mjekësore me përparësi për të shmangur pritjet e gjata.

6. Shërbime rehabilitimi dhe fizioterapie falas për pensionistët me sëmundje invalidizuese.

7.Pajisje mjekësore falas për lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve

Këto janë ato çfarë realisht pensionistët kanë nevojë dhe jo tallja e madhe që u serviret nga qeveria.

Do kerkoja dhe sugjerimet tuaja per propozimet tona konkrete sepse prioriteti jone eshte mireqenia e pensionisteve.” shkruan Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit