-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burgosja politike e Salianjit, PD nis dosjen shpjeguese në kancelaritë dhe mediat e botës

Kryesoret

Partia Demokratike me anë të një njoftimi lajmëron që ka nisur dosjen e plotë shpjeguese të Ervin Salianjit në kancelaritë dhe mediat kryesore të botës.

“Në 15 pika shpjegohet shkurtimisht saga e denoncimeve të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi vendimin e formës së prerë të Gjykatës Italiane, i cila kishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge vëllain e Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj. Në dosje është pasqyruar fakti se pas këtyre denoncimeve, Agron (Geron) Xhafaj shkoi në burg në Romë, Itali, ndërsa vëllai i tij, Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.”, shkruhet në njoftim.

Më tej Partia Demokratike thotë që në dosje ndër të tjera sqarohet se “Vendimi politik për burgosjen e opozitarit Ervin Salianji u bë nga trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Genti Shala dhe Iliba Bezati. Genti Shala është ish-përfaqësues politik i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kandidat për anëtar i Gjykatës së Lartë, ku dihen lidhjet e forta të Fatmir Xhafajt”.

Bashkëngjitur piketat shpjeguese dhe dosja në anglisht dërguar përfaqësive të huaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit