Manchester City regjistroi ndalesën e dytë në Premier League. Skuadra e Guardiolës dolën në barazim 1-1 ndaj Newcastle në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë.
“Qytetarët” e nisën ndeshjen shumë mirë dhe pjesën e parë e mbyllën në avantazh në minutën e 35-të nga goli i shënuar nga Gvardiol.
Ndërsa në pjesën e dytë, vendasit ia dolën të barazojnë shifrat, nga penalltia e kthyer në gol nga Gordon në minutën e 57-të.
Pas kësaj ndeshje, City mbetet në krye me 14 pikë por i rrezikohet vendi i parë nga Liverpool dhe Aston Villa, që ndjekin me 12 pikë. Ndërsa Newcastle ngjitet në vendin e pestë në renditje me 11 pikë të grumbulluara.