Interi triumfoi me rezultatin 2 me 3 ndaj Udineses, në ndeshjen e luajtur në Friuli. Në 43 sekonda iu deshën Frattesit për të kaluar miqtë në epërsi, ndërsa Kabasele shënoi në minutën e 35-të.
Në fundin e pjesës së parë, Lautaro shënoi golin e dytë për Interin duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.
Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë sërish Lautaro e nisi aty ku e mbylli, duke shënuar golin e tretë për Interin dhe dopietën personale në minutën e 47-të. Goli i Luccas në të 83-tën, shërbeu vetëm për statistikë.









