Maqedonia e Veriut ka një popullësi prej 1.8 milion banorë (sipas cenzuesit të vitit 2021), dhe një sipërfaqe prej 25.713 km².
🔵Gjeopolitika e Maqedonisë së Veriut :
Maqedonia e Veriut është një vend në Evropën Juglindore (ka pasur një mosmarrëveshje për emrin me Greqinë fqinje, e cila u zgjidh në vitin 2018 me Marrëveshjen e Prespës).
Maqedonia e Veriut është një republikë me një sistem qeverisjeje me demokraci parlamentare. Gjatësia totale e kufijve të Maqedonisë së Veriut është 766 km dhe kufizohet në veri me Republikën e Kosovës (gjatësia e kufirit 159 km), me Serbinë (62 km) , me Bullgarinë në lindje (148 km),në jug me Greqinë (246 km) dhe Shqipërinë në perëndim (151 km). Gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht, Maqedonia e Veriut luan një rolë të rëndësishëm me pozicionin e saj si një vend kontinental në mes të gadishullit ballkanik, dhe si një urë lidhëse me pjesë të ndryshme të gadishullit (lidhjet transballkanike). Veçanërisht e rëndësishme është lidhja ndërmjet veri-jugut dhe luginës së Vardarit.
Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s që nga 27 marsi i vitit 2020 dhe që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Unionin Evropian (UE).
🔴Ekonomia e MV:
Maqedonia e Veriut është një nga ekonomitë më të dobëta në Evropë dhe po kalon një proces transformimi, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Vendi po ballafaqohet me shkallën e larta të papunësisë dhe infrastrukturë të dobët. Në ekonominë e Maqedonisë së Veriut, më së shumti spikat industria ushqimore dhe e duhanit si dhe prodhimi i hekurit dhe çelikut
🔶Pse Federalizimi i MV ?
Federalizimi nënkupton rregullimin politiko-juridik të një shteti unitar në një model federal. Federalizimi synon t’u japë rajoneve më shumë autonomi nga qeveria qendrore.
🔷Krijimi i dy njësive federale (entitete) brenda Maqedonisë së Veriut :
☑️entiteti i shqiptarëve me parlament dhe qeveri ( me kompetenca autonome në fushëveprimin e saj) në territorin administrative me popullësi shqiptare dhe
☑️entiteti maqedonas poashtu me parlament dhe qeveri në territorin administrative me shumicë maqedonase.
☑️Sigurisht që të dy këto entitete do përfaqësoheshin sipas kuotës etnike edhe në parlamentin dhe qeverinë qendrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
🔷Një ndarje e vijave territorialo-administrative që do rezultonte drejt dhe në parim do ishte korrekte me një rikonfigurim 50 për qind me 50 për qind.
🔷Bazë e mirë për ridizajnimin e vijave territoriale të të dy entiteteve do ishin të dhënat e defterve osman mbi parcelat katastrale të periudhës së kohës të Perandorisë Osmane (periudha e shekullit të fundit të kësaj Perandorie 1800-1900).
🔴Modelet e mundëshme :
🔹Modeli belg !
Neni 1 i Kushtetutës së Belgjikës: “Belgjika është një shtet federal i përbërë nga komunitetet dhe rajonet.” Por çfarë do të thotë konkretisht? Pas themelimit të shtetit belg në vitin 1830, Belgjika u bë një shtet unitar i decentralizuar bazuar në modelin francez. Frëngjishtja ishte gjuha kombëtare. Megjithatë, flamenët përbënin shumicën e banorëve belgë. Në lëvizjen flamene, ata luftuan për status të barabartë të gjuhës holandeze dhe kulturës flamene pothuajse që nga momenti i themelimit të shtetit. Nga ana tjetër, gjatë kësaj kohe u hodhën themelet e bashkëjetesës paqësore mes flamenëve dhe valonëve. Në 1962-1963 Belgjika u nda në katër zona gjuhësore. Më vonë, nga fillimi i viteve 1970, vendi u federalizua në faza. Procesi i federalizimit në Belgjikë ka vazhduar që nga reforma e parë shtetërore në vitet 1968-1971 dhe deri më sot nuk mund të konsiderohet i përfunduar.
🔴Modeli i Irlandës së Veriut :
Marrëveshja e Belfastit apo siç njihet si Marrëveshja e së “Premtes së Mirë” u nënshkrua në prill të vitit 1998, duke i dhënë fund konflikteve mes palëve kundërshtare në Irlandën e Veriut.Marrëveshja e Belfastit u arrit pas tre dekadash konflikti. Marrëveshja krijoi dakordim të ri për ndarjen e pushtetit, duke përfshirë ekzekutivin dhe asamblenë, dhe bazohej në një sërë parimesh themelore, duke përfshirë barazinë e vlerësimit të të dy komuniteteve, parimi i pëlqimit që mbështet statusin kushtetues të Irlandës së Veriut dhe e drejta e popullit të Irlandës së Veriut për t’u identifikuar dhe pranuar si britanikë ose irlandezë, ose të dyja, dhe të kenë shtetësi britanike dhe irlandeze.
🔷Përfundimi: Sigurishtë që modeli i federalizimit do të ishte zgjidhja më racionale dhe optimale por edhe më shëndetshëme për të dy popujtë shumicë në Maqedonin e Veriut : maqedonasit dhe shqiptaret që do nënkuptonte forcimin e stabilitetit dhe paqës jo vetem të Maqedonisë së Veriut por edhe të gjithë regjionit .Gjithësesi federalizimi i MV do ishte një motivim shtesë që shqiptarët , Maqedonin e Veriut ta ndjenin si një atdhe të tyre ku do ishin shtys dhe motor të zhvillimit jo vetem të entitetit të tyre por në tërsi të gjithë Maqedonisë së Veriut