-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nata e parë e Salianjit në burg, avokati: Drejtësi në Strasburg

Kryesoret

Nata e parë e Ervin Salianjit në burg. Ai u transferua në burgun e Fierit, aty ku do të vuajë dënimin me një vit burg për kallëzim të rremë. Avokati i tij, Ledio Braho tha se e gjithë dosja ndaj Salianjit është “unike për nga numri i fashikujve dhe veprimeve procedurale hetimore që janë ndërmarrë ndonjëherë për “kallëzim të rremë”, nuk ka asnjë provë të vetme që mund të ngarkojë me përgjegjësi penale Ervinin”. Ai paralajmëron se do të vazhdojë ta ndjekë këtë çështje edhe në gjykatat ndërkombëtare.

“E gjithë dosja, e cila është unike për nga numri i fashikujve dhe veprimeve procedurale hetimore që janë ndërmarrë ndonjëherë për “kallëzim të rremë”, nuk ka asnjë provë të vetme që mund të ngarkojë me përgjegjësi penale Ervinin, megjithatë rezultati është një vendim i formës së prerë që e dënoi me burg pa fakt penal dhe pa asnjë prove.

Megjithatë, kjo nuk na dekurajon për të ndjekur betejën për drejtësi deri në fund sepse patjetër që diku në një gjykatë, në mos shqiptare, ndërkombëtare, do gjenden disa gjyqtare që denoncimin publik të një deputeti të opozitës, do e konsiderojnë gur themeli të demokracisë dhe jo fakt penal. Ti ke qenë dhe mbetesh miku im, jo vetëm në betejat e ligjit, por në çdo hap të kësaj rruge të vështirë. Aty ku drejtësia vonon, miqtë qëndrojnë!” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit