Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini është rrahur nga disa persona me maska në “Restorant Ballkanika Rustikana” në Shkup. Lajmi konfirmohet edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili tha për “Alsat” se “Duke lënë restorantin pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin”.
Sejdini deklaroi se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal. “Për momentin unë nuk mund ta dijë se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin “Ballkanika” dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë institucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”, tha Sejdini për Klan Maqedoni.