Ditën e sotme një zjarr masiv ka shpërthyer në objektin e Tata Electronics Limited (TEL) në Hosur, Tamil Nadu, të Indisë duke shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në funksionimin e saj.
Shpërthimi i zjarrit çoi në pengesa operacionale edhe kur ekipet e zjarrfikësve punuan për të kontrolluar zjarrin.
Nga zjarri shpëtuan rreth 1500 punëtorë pasi ishin në detyrë gjatë turnit të parë dhe të gjitë u evakuuan në mënyrë të sigurt. Nuk raportohen viktima ose lëndime.
Dëshmitarët thanë zjarri ka rënë herët në mëngjes, duke shkaktuar panik tek punëtorët.