Sivaspori luajti ndeshjen e radhës më 27 shtator në kampionatin turk, por në fushë nuk ishte Rei Manaj. Vendasit humbën 1 me 2 përballë Istanbul Basaksehir.
Sulmuesi Rei Manaj vijon ende të jetë i dëmtuar dhe në fazën e rikuperimit. Ende nuk ka një datë për rikthimin e tij.
Manaj është në luftë me kohën për tu rikthyer dhe për të qenë gati për trajnerin Silvinjo në ndeshjet e muajit tetor që Kombëtarja shqiptare do të luajë me Çekinë dhe Gjeorgjinë në transfertë.