Pasditen e sotme është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se Ervin Salianji ishte dhe është një nga ata të rinj guximtarë, që zgjodhi të mbroj të vërtetën e interesin e çdo qytetari të këtij vendi.
“Dy ditë më parë, një deputet i opozitës, guximtar, Ervin Salianji, një politikan në moshë të re, i cili e ka nisur karrierën e tij politke në opozitë, nuk ka qenë kurrë në pushtet, nuk ka pasur kurrë në dorë fonde publike, u dënua me burg, u burgos sepse guxoi të bëjë detyrën e tij, të denoncoj publikisht vëllazërinë më të rrezikshme të mafjas të drogës të atyre viteve, konkretisht të denoncojë vëllazërinë Xhafa. Geronin, vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge.”, tha Berisha.
Më tej ai u shpreh se “Ervin Salianji, pas këtij akti qytetar, te guximshëm qytetar, mbrojtjes që i bëri kushtetutës së vendit, pati si shpërblim hakmarrjen e verbër të vëllazërisë kriminale Xhafa, dënimin dhe burgosjen për kallëziam të rremë. Prej denoncimeve të tij mësuat se vëllai i ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafa, jo vetëm që ishte trafikant i rrezikshëm, i dënuar nga gjykatat e huaja për krimet e tij, jo vetëm fshihen në Shqipëri, por si baron droge, me vëllanë ministër, me lidhje të ngushta, drejtonte nga Vlora trafiqet drejt Italisë dhe vendeve të tjera, lojërat e fatit dhe trafiqe të tjera kriminale.”.
Berisha nënvizoi se “Me urdhër të partisë Salianji shkoj në burg bazuar në kallëzimin e Geron Xhafës, si një hakmarrje, dëshmi e sundimit të kodit të mafies të vëllazërive mafioze, Rama-Xhafa në Shqipëri”.