Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Dorjan Teliti me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se mbi 700 mijë pensionistë shqiptarë po përballohen me varfëri dhe kequshqyerje.
“Ndërkohë që cmimet e ushqimeve njohin vetëm rritje muaj pas muaji, e pasi qeveria u tall me pensionistët duke miratuar thjesht lëmoshën qeveritare me indeksime pjesore prej 25 lekë në ditë, dyqanet e lagjeve raportojnë kudo të njëjtin fenomen: “po rritet dita ditës kërkesa për USHQIME ME LISTË nga ana e pensionistëve”., shkruan Teliti.
Ai shprehet se kjo është tallje dhe skandaloze.
“Zgjidhja mbetet një dhe vetëm një, të gjithë në këmbë për ndryshimin politik. Vetëm ndryshimi i hap rrugën zhvillimit ekonomik e social, miratimit të minimumit jetik dhe dyfishimit real të pensioneve. Vetëm kështu e bëjmë Shqipërinë të jetueshme.”, shprehet Teliti.