Policia e Vlorës ka arrestuar një 31-vjeçar, A.Ll, i dyshuar për aksidentimin e katër personave, përfshirë dy fëmijë, te vijat e bardha në Lungomare.
Aksidenti ndodhi ndërsa ai po drejtonte automjetin e tij “Volkswagen”. Të katërt të aksidentuarit janë dërguar në spital, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, ai ishte arrestuar më parë për ngasje automjeti në gjendje të dehur.