Një aksident ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Zvezdë të Maliqit, kur rreth orës 00:30, një motomjet është përplasur me një makinë tip ‘Audi’.
Si rezultat, drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, E. T. dhe një pasagjer tjetër, janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e aksidentit.